Mërgata e qyqeve (Volume 2) (Albanian Edition)
Product Description
Mërgata e qyqeve (Volume 2) (Albanian Edition)
“Mërgata e qyqeve†është vepra e parë e madhe e Nasho Jorgaqit, padyshim një nga veprat e tij monumentale që tregojnë ndjeshmërinë e thellë të patriotit dhe mjeshtërinë e lartë të shkrimtarit. Deri në atë kohë ai kishte botuar me shumë sukses gjini si tregime e novela që në të vërtetë e kalitin, e sprovojnë një shkrimtar dhe janë si një trampolinë e sigurt për t’u hedhur me sukses në gjini të mëdha, të cilat janë po aq serioze sa tregimet dhe novelat. Nasho Jorgaqi ndjehej i sigurt në këtë sprovë sepse është një nga njohësit më të mirë të dokumentacioneve të Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Ai nuk ka qenë një studiues dogmatik, i njëanshëm, por njohës i “Dy kampeve ndërluftuese†madje edhe i “të tretëve†që kanë qënë më shumë objektivë. Njohës i shkëlqyer i letërsisë shqiptare që nga krijimi, njohës i mjeshtërve të mëdhenj të kësaj letërsie dhe i gjithë plejadës së krijuar nga kombi shqiptar, ishte vërtet i përgatitur për të kryer një vepër serioze si “Mërgata e qyqeveâ€. E botuar edhe e ribotuar katër herë në mbi 100.000 ekzemplarë, e ribotuar edhe nga Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, romani “Mërgata e qyqeve†ka dëshmuar vlerat e krijuesit të saj.
